“Vështirë të përmbahesh”, Guardiola jep mbështetje për Artetan
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e ka mbështetur ish asistentin Mikel Arteta pas ‘shpërthimit’ që bëri ndaj vendimeve të gjyqtarëve në Premierligë.
Tekniku spanjoll zyrtarisht tha se zyrtarët gabuan duke pranuar golin e Gordon, derisa i quajti vendime turpëruese.
I pyetur për këtë situatë në konferencë për shtyp, Guardiola deklaroi se e mbështet Artetan pasi është vështirë për trajnerët të përballen me mediat në këso situatash.
“Ndjej se në çdo shtet ka pak befasi për shumë gjëra. Por, me ato emocione është vështirë për trajnerët që menjëherë të flasin”.
“Është vështirë të përmbahesh, po flas për vete. Jo për Mikel ose dikë tjetër, por vetëm për vete. Nuk është e lehtë”.
“Shpresoj se mund t’i përmirësojmë gjërat. Ata kanë vendosur që nuk mund të flasim me zyrtarin e katërt, nuk mund të bëjmë shumë gjëra. Situata është pak e ngjashme me sezonin e kaluar, nuk ka ndryshuar”.
Ndërkohë, edhe Arsenali ka treguar mbështetje ndaj trajnerit duke kritikuar vendimet e VAR-it në këtë situatë.