“Vështirë ta ndalim”, Alexander-Arnold paralajmëron bashkëlojtarët për Rashfordin
Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold ka thënë se do të jetë e vështirë ta ndalin Marcus Rashfordin në derbin anglez.
Liverpool do të përballet me Man Unitedin në “Anfield”, në kuadër të dielës.
Para ndeshjes, Alexander-Arnold për “Sky Sports” ka deklaruar se Rashfordi është gjithmonë kërcënues.
"Gjëja e vetme që ka ndryshuar është që ai po shënojë shumë gola së fundmi, por është ende lojtari i njëjtë. Ai është gjithmonë kërcënues dhe jam i sigurt se do të jetë të dielën".
"Do të jetë ndeshje e vështirë, por jam duke shikuar përpara dhe do të jetë një test i mirë. Është vështirë ta ndalësh Rashfordin".
"Kanë më shumë se Marcusin në sulm, është një gjë skuadre dhe për derisa skuadra fiton të dielën, kjo është gjëja e vetme që mund të shqetësohem".
Në shtatë ndeshjet që Alexander-Arnold ka qenë përballë Rashfordit, ky i fundit ka arritur të shënojë pesë gola.
Që prej rikthimit nga Kupa e Botës, Rashford ka qenë në formë të jashtëzakonshme duke shënuar plot 17 gola.
Man United do të udhëtojë për në "Anfield" pasi i mposhtën Liverpoolit me rezultat 2:1 në gusht, ku Rashford ishte një ndër golashënuesit.
Kujtojmë, "Djajtë e Kuq" së fundmi fituan Carabao Cup dhe janë duke luftuar edhe për tre tituj të tjerë, Premierligën, FA Cup dhe Ligën e Evropës