Vesel Demaku shpjegon pse zgjodhi Kosovën para Austrisë - NACIONALE

Vesel Demaku shpjegon pse zgjodhi Kosovën para Austrisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Vesel Demaku thotë se zgjodhi Kosovën për arsye personale dhe që sheh më shumë mundësi për të luajtur para Austrisë.

24-vjeçari iu bashkua Kosovës në muajin tetor mirëpo nuk ishte në gjendje të luajë në nëntor shkaku që dokumentacioni s’përfundoi me kohë. Megjithatë, ai pritet të jetë gati për ndeshjet e marsit.

Denaku në konferencë për shtyp para përballjes që zhvillon Atlach shpjegoi se vendimi për t’iu bashkuar Kosovës ishte personal.

Motivimi është i lehtë për t’u kuptuar për ata që janë rritur me dy kombësi. Ke gjithnjë dy kombësi që të rrahin në zemër”, tha ai duke konfirmuar se nuk iu bashkua “Dardanëve” vetëm sepse do të ketë shans më të madhe.

Përkundrazi, Demaku shtoi se ka“po aq konkurrencë, nëse jo edhe lojtarë më të famshëm”.

Më duhet të punoj për të dhe nëse jam mjaftueshëm i mirë, do të thirrem”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përpos Demakut – Kosovës iu bashkua edhe Bledian Krasniqi i Zurichut, i cili gjithashtu është në pritje të dokumentacionit ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë gati për mars.

Lajme të ngjashme