Verstappen merr fitoren e parë për vitin 2022 – dështon Hamilton, Leclerc dhe Sainz në podium
Kampioni i botës, Max Verstappen i Red Bull ka marrë fitoren e parë për vitin 2022 në Formula 1.
Edhe pse nisi këtë garë si pozitë e katërt, holandezi arriti që në fund të triumfoi garën.
Verstappen mori fitoren në garat e fundit, duke arritur të mposht Charles Leclerc dhe Carkis Sainz që përfunduan në podium.
VERSTAPPEN WINS IN JEDDAH!! 🏆
— Formula 1 (@F1) March 27, 2022
Leclerc finishes just behind in second, Sainz takes third#SaudiArabianGP #F1 pic.twitter.com/FaAhZ5w0v6
Ndërsa, shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton nuk kishte fat në këtë garë, ku e nisi nga pozita e 15-të, derisa kolegu i tij, George Russell zuri pozitën e pestë.
Pas kësaj fitore, Verstappen tha se ishte shumë e vështirë dhe është i lumtur me mënyrën si nisi sezonin.
"Po luftonin shumë në krye. Ishte vështirë. Jam shumë i lumtur që morëm fitoren e parë në fillimin e sezonit".
MAX: “We were battling hard at the front. It was tough. I’m really happy we’ve finally kick-started the season”#SaudiArabianGP #F1 pic.twitter.com/DAQVv5wD4j
— Formula 1 (@F1) March 27, 2022
Ndërsa renditja e plotë ishte në këtë mënyrë:
1.Max Verstappen
2.Charles Leclerc
3.Carlos Sainz
4.Sergio Perez
5.George Russell
6.Esteban Ocon
7.Lando Norris
8.Pierre Gasly
9.Kevin Magnussen
10.Lewis Hamilton.