Vendos Ten Hag, Man United e bën prioritet Harry Kane para Victor Osimhen - NACIONALE

Vendos Ten Hag, Man United e bën prioritet Harry Kane para Victor Osimhen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag e ka bërë prioritet te Manchester Unitedi nënshkrimin e yllit të Tottenhamit, Harry Kane në verë.

E ardhmja e anglezit mesa duket është larg Londrës pas eliminimit që Spurs pësuan nga AC Milani në mesjavë në Ligën e Kampionëve, duke ndikuar që të kaloi sezoni i 15-të pa trofe.

Kane është një ndër opsionet që po konsiderohet te "Djajtë e Kuq" pranë yllit të Napolit, Victor Osimhen dhe atij të Benficas, Gonçalo Ramos.

Manchester Evening News” raporton se Ten Hag preferon nënshkrimin me 29-vjeçarin dhe tashmë e ka njoftuar bordin e klubit.

Manchester City provoi nënshkrimin me Kane në vitin 2021, por të katër ofertat u refuzuan nga Tottenhami. Kështu, kampioni i Anglisë zgjodhi të nënshkroi me Erling Haaland dhe Julian Alvarez.

Bayern Munich gjithashtu kanë shprehur pëlqim, por United shpreson që ambiciet e Kane për të qenë golashënuesi më i mirë në Premierligë do të ndikojnë që ai të qëndrojë në kampionatin anglez.

Duke qenë se kontrata i skadon në verë, Man United shpreson që Tottenham ta shesë Kane nën vlerën e 100 milionë funteve.

Kontaktet tani thuhet se kanë nisur por ende një përgjigje nga përfaqësuesit e lojtarit nuk është dhënë.

Lajme të ngjashme