Vendos Real Madridi: Kylian Mbappe s'udhëton për fazën parapërgatitore në Amerikë - NACIONALE

Vendos Real Madridi: Kylian Mbappe s'udhëton për fazën parapërgatitore në Amerikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka vendosur që afrimi më i fundit Kylian mbappe nuk do të luajë në fazën parapërgatitore në Amerikë.

Francezi u prezantua të martën pranë plot 80 mijë tifozëve në “Santiago Bernabeu”, ndërsa në konferencë për shtyp deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e tij në Amerikë i takon Real Madridit.

Mirëpo, Real Madridi ka vendosur që t’i jep pushim lojtarit shkaku që ka mbërritur me Francën deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Sipas raportimit, si Ancelotti ashtu edhe Mbappe kanë qenë të pajtimit se është më mirë për sulmuesin nëse pushon fizikisht dhe psiqikisht para se të nis aventurën e re.

Këtë vendim e ka aprovuar Real Madridi, që fazën parapërgatitore do ta bëjnë me yje tjerë, ndërsa do të ftohen edhe disa lojtarë të akademisë.

Ndërkohë, Mbappe do të nis stërvitjet në fanellën e “Los Blancos" më 7 gusht, një javë para se të zhvillohet finalja e Superkupas së UEFA-s ndaj Atalantas.

Lajme të ngjashme