Vendos goli i Julian Alvarezit, Man City triumfon edhe ndaj Chelseas - NACIONALE

Vendos goli i Julian Alvarezit, Man City triumfon edhe ndaj Chelseas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka shënuar fitoren e radhës, këtë herë në derbin kundër Chelseas për xhiron e 37-të në Premierligë.

"Qytetarët" dominuan tërë lojën por që fituan me rezultat minimal 1:0, me Pep Guardiolen që vendosi ta ndryshojë shumicën e skuadrës duke vendosur disa nga lojtarët rezervë.

Julian Alvarez shënoi një gol të bukur pas 12 minutave lojë për t'i dhënë epërsinë Man Cityt. Argjentinasi u asistua për mrekulli nga Cole Palmer, i cili e vendosi përballë Kepa Arrizabalagas.

Man City kishte rastin e artë që të dyfishonte epërsinë me Phil Fodenin dhe Phillips, mirëpo të dy goditjet ishin jashtë portës.

Chelsea gjithashtu ishte mjaftë e rrezikshme këtë pjesë me disa kundërzbritje, ku Sterling dhe Havertz mund të shënonin lehtësisht mirëpo nuk ia arritën.

"Blutë" ishin më të mirë në fillimin e pjesës së dytë duke krijuar dy shanse, mirëpo Sterling dështoi prapë të shënonte ndaj ish skuadrës.

Man City arriti të shënonte edhe një herë me anë të Alvarez, që u asistua nga Riyad Mahrez por pas rishikimit të VAR-it u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë në ndërtimin e aksionit.

Man City që u shpall kampion i Anglisë për vitin e tretë radhazi tani ka 88 pikë në kreun e Premierligës, derisa Chelsea renditet në vendin e 12-të me 43 sosh.

Lajme të ngjashme