Vendos Ancelotti, ja kush do të jetë portieri i Real Madridit ndaj Celtas - NACIONALE

Vendos Ancelotti, ja kush do të jetë portieri i Real Madridit ndaj Celtas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti duket se do ta lërë portierin Kepa Arrizabalaga të debutojë të premten ndaj Celta Vigos.

Kepa kaloi te “Los Blancos” në formë huazimi nga Chelsea shkaku i lëndimit të Thibaut Courtois, që këputi ligamentet.

Spanjolli u la në stol në fitoren e fundit 3:1 ndaj Almerias, me ukrainasin Andriy Lunin që bëri një super paraqitje.

Sidoqoftë, mediat spanjolle raportojnë se Kepa do ta ketë shansin për ta dëshmuar veten këtë javë kur Real Madridi të përballet me Celta Vigon.

“Marca” raporton se Ancelotti është mbetur shumë i impresionuar me atë që ka parë nga portieri në stërvitje dhe dëshiron ta shoh në lojë.

Tekniku italian kishte konfirmuar se nuk mendon të ketë një rotacion të portierëve dhe dëshiron një konkret për tërë sezonin me “SER” që shton se vendimi është bërë dhe Kepa do të jetë zgjedhja e parë.

Kepa e ka pranuar se shpreson që Real Madridi ta blenë përfundimisht verën tjetër, por për një mundësi të tillë “Los Blancos” duhet të negociojnë me Chelsean pasi nuk ekziston ndonjë opsion blerje.

Verën tjetër Kepa do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratë, me Chelsean që do të ishin të hapur për shitje pasi nuk do të donin ta humbasin 28-vjeçarin si agjent të lirë.

Lajme të ngjashme