“Vendimi s’është i saktë”, Paul Pogba reagon pasi u përjashtua për katër vite - NACIONALE

“Vendimi s’është i saktë”, Paul Pogba reagon pasi u përjashtua për katër vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Paul Pogba ka informuar tifozët se do ta apelojë vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping duke mohuar se ka marrë doping me qëllim.

Gjykata Kombëtare e përjashtoi për katër vite yllin francez shkaku që u shpall fajtor, kësisoj ekziston mundësia që karriera e tij tashmë të ketë përfunduar.

Së fundmi, ka reaguar edhe Pogba përmes një postimi në “Instagram”, duke mohuar sërish se ka marrë doping me qëllim dhe shtoi se do ta apelojë vendimin.

Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi nuk është i saktë. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i thyer nga zemra nga fakti që gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist është marrë. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të bëhet e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat anti-doping”.

Si një atlet profesionist, nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe kurrë nuk kam shpërfillur apo mashtruar atletët e tjerë dhe mbështetësit e ndonjë prej skuadrave me të cilat kam luajtur ose kundër”.

Si rezultat i vendimit të shpallur sot, do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, shkroi ai.

Përndryshe, Juventus pritet t’ia ndërpres kontratën dhe në rast që edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ia mohon apelin, atëherë ekziston mundësia që Pogba “t’i varë këpucët” para kohe.

Lajme të ngjashme