Vedat Muriqi uron çikat e Kosovës për kualifikim në Botëror: Krenar me juve - NACIONALE

Vedat Muriqi uron çikat e Kosovës për kualifikim në Botëror: Krenar me juve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Më 3 mars ishte ditë historike për Kosovën, pasi Kombëtarja U18 e vajzave në Hendboll siguruan kualifikimin në Botëror, ndërsa sot erdhi urimi i yllit të Kombëtares dardane, Vedat Muriqi.

Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencë të vajzave siguroi për herë të parë kualifikimin në një botëror, pasi në ‘IHF Trophy Intercontinental’ u shpallën kampione.

Në këtë garë të zhvilluar në Tashkent të Uzebkistanit, Kosova triumfoi ndaj Nigerisë në finale, duke fituar me rezultat 22:16.

Vedat Muriqi në platformën X, me anë të një postimi sot ka lavdëruar vajzat për një sukses të tillë, ku shkroi: “Krenar me juve”.

Kjo është hera e dytë që një kombëtare ekipore e Kosovës siguron pjesëmarrjen në një Botëror, pasi më parë po në Hendboll e kishte bërë Kosova U21 në konkurrencë të djemve.

Lajme të ngjashme