Vedat Muriqi: Për Mallorcan do të luftoj deri në pikën e fundit të gjakut - NACIONALE

Vedat Muriqi: Për Mallorcan do të luftoj deri në pikën e fundit të gjakut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vedat Muriqi iu ka kërkuar falje tifozëve të Mallorcas për humbjen e penalltisë dhe kartonin e kuq që i kushtuan me barazim 1:1 skuadrës së tij, duke u zotuar se do të luftojë deri në pikën e fundit të gjakut për klubin ishullor.

Përfaqësuesi i Kosovës Muriqi e humbi penalltinë në pjesën e parë, para se të shënonte nga pika e bardhë më vonë në pjesën e fundit dhe të përjashtohej nga loja me karton të kuq të hënën në stadiumin Manuel Martinez Valero.

Në një reagim në rrjetet sociale një ditë më vonë, sulmuesi prizrenas kërkoi falje dhe u zotua se do të japë gjithçka nga vetja për Mallorcan.

“Megjithëse dje dhashë gjithçka në fushë, do të doja të jap shumë më shumë për ekipin tim. Ju kërkoj falje të gjithëve, nuk do të ndalem duke luftuar e luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për këtë mburojë”, shkroi Muriqi në Twitter.

Portieri i Elches Edgar Badia ia mohoi golin Muriqit me një pritje madhështore, duke u hedhur në krahun e tij të majtë me kohë për ta ndalur goditjen e kosovarit nga pika e bardhë në minutën e 12-të. Vetëm tre minuta më vonë, E. Ponce e kaloi Elchen në epërsi 1:0.

Vendasit ngelën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të L. Boye dhe Mallorca fitoi tjetër penallti, me Muriqin që këtë herë nuk gaboi duke shënuar nga njëmbëdhjetëmetërshi për atë që ishte rezultati përfundimtar 1:1.

Për t’ia bëtë vetes një natë për t’u harruar sa më shpejt, Muriqi u ndëshkua direkt me karton të kuq për sjellje jo sportive në minutën e 85-të, kur e goditi kundërshtarin me dorë në fytyrë.

Mallorca – që sezonin e kaluar mezi i shpëtoi rënies nga liga kryesisht falë Muriqit – është e 12-ta në tabelën e La Ligës me vetëm nëntë pikë pas tetë ndeshjeve të para.

Muriqi – i cili i ka shënuar katër prej shtatë golave të klubit deri tani këtë sezon në ligë – do të mungojë kundër Sevillës të shtunën e ardhshme si pasojë e pezullimit.

Në Spanjë raportojnë se ai mund të mungojë deri në dy ndeshje për shkak të kartonit, megjithatë.

Lajme të ngjashme