Vedat Muriqi fantastik, shënon dygolësh ndaj Las Palmas - NACIONALE

Vedat Muriqi fantastik, shënon dygolësh ndaj Las Palmas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kosovës Vedat Muriqi duket se e ka rigjetur formën te Mallorca në La Liga.

Qendërsulmuesi shtatgjatë ka shënuar dy golësh në përballjen ndaj Las Palmas.

Pas vetëm shtatë minutave lojë, Muriqi realizoi me kokë pas një harkimi për të kaluar Mallorcan në epërsi.

Ndërsa, pas asistimit të Mojicas, Muriqi me një goditje precize e dyfishoi epërsinë (28’).

Lajme të ngjashme