“Veç koka është problemi i tij”: Pioli tregohet i drejtpërdrejtë me yllin e skuadrës - NACIONALE

“Veç koka është problemi i tij”: Pioli tregohet i drejtpërdrejtë me yllin e skuadrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Stefano Pioli ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që do ta zhvillojë nesër në udhëtim kundër Lecce. Ai u ndal edhe te disa lojtarë veç e veç. Për njërin nga ta tha se problemi i vetëm që ka është koka.

Trajneri i Milanit ka qenë shumë i indinjuar pas humbjes që pësoi skuadra e tij në mesjavë kundër Torinos, duke u eliminuar kështu në 1/8 e finales të Kupës së Italisë.

Njëri prej lojtarëve që janë kritikuar për mospërshtatje të denjë nga ata që janë transferuar në afatin kalimtar veror është edhe mbrojtësi amerikan Sergino Dest.

“Kundër Torinos ka bërë një paraqitje të mirë. I kam thënë që problemi është koka e tij. Duhet të qëndrojë i koncentruar dhe të punojë çdo ditë, sepse ka karakteristika shumë të veçanta. Duhet ta përmirësojë gjithashtu fazën mbrojtës”, tha ai.

Dest ka zhvilluar tërësisht vetëm 190 minuta në kampionat. Shumë pak në krahasim me shpresën që kishin tifozët e Milanit tek ai, pasi u transferua gjatë verës nga Barcelona.

Përfaqësuesi amerikan nuk ka arritur të bindë në rastet kur i është dhënë mundësia që ta dëshmojë vetën, duke treguar shumë dobësi. Së bashku me De Ketelaere, vlerësohen prej dy lojtarëve që më së shumti kanë dështuar t’i sjellin Milanit energjitë e reja dhe të duhura, pas investimet që këta të fundit për t’i afruar në gjirin e vet këta lojtarë.

Gjithashtu, në të gjitha sondazhet që kanë bërë mediet në Itali, arsyeja kryesore e kësaj forme të zbehtë të Milanit shihet te dështimi i përforcimeve të reja për ta dhënë impaktin e dëshiruar. Sigurisht që edhe Dest është ai që ka zhgënjyer jo pak ambientin “Kuqezi”.

Lajme të ngjashme