Vdes në moshën 45-vjeçare luftëtari që e ndryshoi historinë e UFC-së - NACIONALE

Vdes në moshën 45-vjeçare luftëtari që e ndryshoi historinë e UFC-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Festa e Krishtlindjes e zuri në zi UFC-në. Njëri prej yjeve të para të saj, Stephan Bonnar, vdiq papritmas në moshën 45-vjeçare.

Nuk dihet zyrtarisht shkaktar i vdekjes së Bonnarit, por besohet se ai humbi jetën si pasojë e një sulmi në zemër. Raportohet se ai vdiq më 22 dhjetor.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur dje, më 25 dhjetor, nga vetë UFC-ja.

Luftëtari amerikan ishte pjesë e Hall of Fame të UFC-së. Ai u fut në këtë sport si anëtar i spektaklit televiziv “The Ultimate Fighter”, ku kishte arritur në finale në sezonin e parë në një meç që e kishte humbur përballë Forrest Griffin.

Presidenti i UFC-së Dana White e kishte shpërblyer atë me kontratë dhe më vonë u kuptua se ajo përballje kishte ndihmuar në shpëtimin e promovimit në një kohë kur ekonomia ishte e varfër.

Bonnar dhe Griffin u futën në Hall of Fame në vitin 2013 dhe një vit më vonë ata u takuan sërish dhe Griffin doli triumfues përsëri.

Bonnar u pensionua në vitin 2012 pasi humbi ndaj Anderson Silva dhe rekordi i tij në UFC është 15 fitore dhe nëntë humbje.

Në një reagim pas vdekjes së tij, White e quajti Bonnarin si luftëtarin që e ndryshoi UFC-në përgjithmonë.

Bonnar ishte njëri prej luftëtarëve më të rëndësishëm që ka garuar në kafaz. Lufta e tij me Forrest Griffin e ndryshoi këtë sport përgjithmonë dhe ai do të jetë gjithmonë i paharrueshëm. Tifozët e donin atë, ai gjithmonë e dha më të mirën nga vetja për ta. Do të na mungojë”, th White.

Lajme të ngjashme