Vdes në moshën 25-vjeçari futbollisti anglez
Futbollisti anglez Anton Walkes ka vdekur të enjten në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar klubi i vet Charlotte.
Klubi nga MLS-ja amerikane konfirmoi se Walkes, i cili e nisi karrierën në Tottenham para se të luante edhe për Portsmouth dhe Atalanta United, ka vdekur në një aksident në Florida.
Pronari i klubit, David Tepper, ka thënë në një komunikatë për media: “Të gjithë në Tepper Sports jemi të shkatërruar nga vdekja tragjike e Anton Walkes. Ai ishte djalë, baba, partner dhe bashkëlojtar i jashtëzakonshëm, i cili iu linte mbresa të gjithëve që i takonte me harmoninë e tij për jetën”.
We are deeply saddened to share that Anton Walkes has tragically passed away this morning.
— Charlotte FC (@CharlotteFC) January 19, 2023
May he rest in peace. pic.twitter.com/8oUcHvWW6g
Drejtori sportiv i Charlotte, Zoran Krneta, shtoi: “Humbja e Anton Walkes na i ka thyer zemrat të gjithëve. Ai ishte një baba i jashtëzakonshëm, një njeri i dashur dhe person i shkëlqyer.”
Walkes, i lindur në Londër, e kishte nisur karrierën në Tottenham, por e kishte bërë vetëm një paraqitje për klubin e Premierligës.
Ai luajti i huazuar edhe për Atalantan dhe Portsmouth, para se të nënshkruante marrëveshje të përhershme me këtë të fundit.
Walkes i bëri 35 paraqitje për Portsmouth in League One – kategorinë e tretë të futbollit anglez – para se t’i bashkohej Atalanta Unitedit.
Ai iu bashkua Charlottes në vitin 2022.