Vdes ish-trajneri i Prishtinës, legjenda kroate Qiro Bllazheviq
Ka ndërruar jetë trajneri legjendar Miroslav Çiro Blazheviq.
Trajneri i futbollit dhe ish-trajneri i kombëtares kroate ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Qiro gjatë viteve të 80-ta ishte trajner i Prishtinës dhe ka qenë i dashur në Kosovë.
Bllazheviq si trajner i kombëtares kroate, kishte zënë vendin e tretë në Kupën e Botës në vitin 1998 .
Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.
Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.
Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.