Vdes atleti i parë që i vrapoi 100 metra nën 10 sekonda
Sprinteri amerikan Jim Hines, njeriu i parë që i vrapoi 100 metra nën 10 sekonda, ka vdekur të hënën në moshën 76-vjeçare.
Ai e theu rekordin në vitin 1968 kur kohëmatësi i dorës regjistroi kohën e tij 9.9 sekonda në Kampionatin e Atletikës në SHBA.
Hines e theu rekordin e vet pak më vonë, kur e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 1968, kur një kohëmatës elektronik e regjistroi kohën e tij 9.95 sekonda në Meksiko Siti.
Rekordi i tij qëndroi për gati 15 vite, deri kur Calvin Smith i vrapoi 100 metra për 9.93 sekonda më 1983.

Hines u lind në shtetin e Arkansasit në vitin 1946 dhe u rrit në Oakland, Kaliforni.
Dashurinë për sportin e kishte nga fëmijëra, kryesisht për bejsbollin, por tregoi talent të vërtetë si sprinter në adoleshencë.
Ai vijoi mësimet në Universitetin e Teksasit ku vrapoi për ekipin e Tigers në kampionatin kombëtar dhe në Lojërat Olimpike.
Përveç medaljes së artë në 100 metra në Olimpiadën e Meksikos, ai e fitoi të artën edhe me ekipin amerikan në 4x100 metra.
Ai i dha fund karrierës si sprinter menjëherë pas Olimpiadës dhe iu bashkuar Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan.
Ai i kaloi tri vite në këtë ligë, duke luajtur për Miami Dolphins dhe për Kansas City Chiefs.