Vazhdon ‘rindërtimi’ i mesfushës te Liverpool, Klopp i vihet pas yllit të Crystal Palace - NACIONALE

Vazhdon ‘rindërtimi’ i mesfushës te Liverpool, Klopp i vihet pas yllit të Crystal Palace

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool është i interesuar për të transferuar yllin e Crystal Palace Cheick Doucoure.

Pas një sezoni zhgënjyes, trajneri Jurgen Klopp ka nisur një rindërtim të mesfushës me objektivin që ta rikthejnë klubin anglez aty ku ishte në vitet e fundit.

Mesfusha e “Reds” ka ndryshuar plotësisht me Naby Keitan, Alex Oxlade-Chamberlain dhe James Milner që u larguan falas, derisa Fabinho dhe Jordan Henderson janë pranë kalimit në Arabinë Saudite.

Kësisoj, Klopp pavarësisht prurjeve si Alexis MacAllister dhe Dominik Szoboszlai dëshiron një tjetër mesfushor mbrojtës.

Tekniku gjerman e ka bërë listën ku përfshihen emra si Romeo Lavia i Southamptonit, Kalvin Phillips i Man Cityt, Ryan Gravenberch i Bayern Munichut, Sofyan Amrabat i Fiorentinas, Boubacar Kamara i Aston Villas, derisa emri më i fundit është Doucoure.

Sulmuesi me prejardhje nga Mali nënshkroi vetëm e kaluar me Palace, por kaloi një edicion brilant duke fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit.

23-vjeçari zhvilloi plot 23 paraqitje në Premierligë, duke regjistruar 56 bllokime, ku rekord më të mirë sezonin e kaluar kishte vetëm Declan Rice i Arsenalit.

Crystal Palace ende nuk ka bërë të ditur nëse do të dëgjojë oferta për lojtarin, mirëpo tashmë kanë gjetur edhe pasuesin e mundshme pasi e duan Jefferson Lerma, pra ish futbollistin e Bournemouthit.

Sidoqoftë, një marrëveshje për Doucoure nuk do të jetë aspak i lehtë pasi Crystal Palace mund të kërkojë afro 50 milionë euro.

Lajme të ngjashme