Vazhdon kriza e Chelseas, mposhtet edhe nga Brentfordi - NACIONALE

Vazhdon kriza e Chelseas, mposhtet edhe nga Brentfordi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është duke vazhduar me rezultatet negative, ku është mposhtur në shtëpi nga Brentfordi në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë.

“Blutë” e Londrës zhvilluan një paraqitje jo të mirë ndaj “Bletave”, duke u mposhtur me rezultat 0:2.

Skuadra londineze e nisi për mrekulli duke krijuar shumë raste në pjesën e parë por që assesi s’i finalizuan.

Noni Madueke, Cucurella dhe Raheem Sterling kishin raste shënimi mirëpo që portieri Flakken bëri disa pritje fantastike që t’ua mohojë golin.

Kur askush nuk e priste, Brentford krijoi një aksion të shpejtë ku Bryan Mbeumo gjeti të lirë Ethan Pinnock i cili shënoi me kokë nga afërsia (58’).

Chelsea tentoi deri në fund që ta barazonte rezultatin por sërish nuk i finalizuan aksionet.

Ndërkohë, Brentford s'u ndal me kaq duke e vulosur fitoren me Mbeumon që shënoi në kohën shtesë (90+8').

Me këtë humbje, Chelsea bie në vendin e 11-të në tabelë me 12 pikë derisa Brentford tani zë pozitën e 10-të me 13 sosh.

Lajme të ngjashme