Vazhdojnë telashet për Barcelonën, Ansu Fati për katër javë jashtë fushës
Barcelona ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Ansu Fati, i cili do të jetë jashtë fushës për së paku katër javë.
Spanjollit i është dhënë edhe një mundësi nga Hansi Flick për ta treguar vetën te katalunasit, mirëpo pavarësisht startit të mirë po vazhdon të vuajë nga lëndimet.
Përmes një komunikate zyrtare, Barcelona konfirmoi se Fati do të jetë edhe për disa javë jashtë fushës.
“Ansu Fati pësoi një dëmtim të kofshës së djathtë në stërvitje të mërkurën në mëngjes. Ai do të jetë jashtë për rreth katër javë”.
INJURY NEWS | Ansu Fati suffered suffered a right hamstring injury at training on Wednesday morning. He will be out for approximately four weeks. pic.twitter.com/7dC4lzwqAv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 13, 2024
Ndërkohë, Barcelona po shkëlqen këtë sezon nën urdhrat e Flick, duke qenë lider në La Liga, gjashtë pikë para Real Madridit (që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar), ndërsa kanë arkëtuar edhe nëntë pikë në Ligën e Kampionëve.