Vazhdojnë problemet te Real Madridi, Carvajal mungon për katër javë
Mbrojtësi i Real Madridit Dani Carvajal ka pësuar një lëndim muskulor, andaj do të mungojë për tre deri në katër javë.
Problemet me lëndimet duket se nuk kanë fund te skuadra madrilene, me spanjollin që është lojtari më i fundit që i bashkohet kësaj liste.
Real Madrid përmes një komunikate zyrtare konfirmoi lëndimin e Carvajalit.
“Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Dani Carvajal nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin e shputës në këmbën e majtë. Evolucioni në pritje”.
Parte médico de Carvajal.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 4, 2023
Real Madrid tani ka vetëm Lucas Vazquez si mbrojtës të krahut të djathtë, por në të kaluarën është përdorur edhe mesfushori Fede Valverde. Përndryshe, opsion tjetër është talenti i Castillas Vinicius Tabias.
Real Madrid është duke kaluar një formë fantastike në La Liga, pasi është lider në tabelë derisa edhe ka shënuar pesë fitore në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt.