Vazhdojnë problemet e Benzemas në Arabi: S’e dëgjon trajnerin dhe largohet nga stërvitja - NACIONALE

Vazhdojnë problemet e Benzemas në Arabi: S’e dëgjon trajnerin dhe largohet nga stërvitja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pse vendosi të qëndrojë për pjesën e mbetur të sezonit te Al Ittihad, sulmuesi Karim Benzema është duke vazhduar të ketë probleme me trajnerin argjentinas Marcelo Gallardo.

Ylli francez është rikthyer në stërvitje ditë më parë, por të hënën u largua pas vetëm disa orëve shkaku i një konfrontimi me trajnerin argjentinas.

Sipas “Marca”, Gallardo i ka kërkuar ish sulmuesit të Real Madridit të stërvitet i vetëm si pjesë e parë e punës. Sidoqoftë, Benzema refuzoi, u zemërua dhe më pas u largua nga seanca stërvitore para kohe.

Në fakt, sulmuesi që një kohë është duke u stërvitur i vetëm si ‘dënim’ i ditëve që mungoi në fazën parapërgatitore, me Gallardon që pret nga francezi të kërkojë falje.

Të hënën, Karim dhe Gallardo as nuk kanë pasur kontakt ose ndonjë mbledhje mirëpo lojtari ishte në gjendje të stërvitej me lojtarët që nuk luajtën të dielën e kaluar.

Benzema gjithashtu s’është ftuar për ndeshjen e parë ndaj Al Tai, pasi u pa në fitnes të martën me lojtarët e lënduar.

Kësisoj, lojtari mbetet tejet i pakënaqur në Arabinë Saudite, që ishte shumë pranë largimit në afatin kalimtar dimëror.

Lajme të ngjashme