Vazhdojnë lajmet e këqija për Chelsean, Chukwuemeka do të mungojë gjatë pasi iu nënshtrua operacionit në gju
Carney Chukwuemeka, pritet të mungojë gjatë për Chelsean, me klubin që ka konfirmuar se ai i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij, pasi u lëndua në ndeshjen e fundit të skuadrës londineze, ku kishte shënuar golin e vetëm për skuadrën e Mauricio Pochettinos.
Adoleshenti filloi të ‘lulëzonte’ nën drejtimin e Mauricio Pochettinos në fillimin e sezonit të ri të Premierligës dhe shënoi golin e tij të parë kundër West Ham të dielën, i cili i ndihmoi të kaltrit të barazonin përkohësisht rezultatitn, pas golit të hershëm të pësuar nga Nayef Aguerd. Megjithatë, ai u dëmtua menjëherë pas golit dhe u zëvendësua nga Mykhailo Mudryk, me londinezët që përfundimisht pësuan humbje zhgënjyese 3:1.
Chukwuemeka tashmë ka bërë një operacion për shkak të këtij dëmtimi dhe thuhet se do të jetë jashtë fushe për të paktën gjashtë muaj. Chelsea tani ka tetë lojtarë në listën e tyre të lëndimeve, duke përfshirë Reece James, Trevor Chalobah, Christopher Nkunku dhe Wesley Fofana.
_(1).jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Chelsea dha një deklaratë që konfirmonte goditjen e fundit, e cila thoshte: "Carney Chukwuemeka pësoi një dëmtim në gjurin e tij të majtë gjatë lojës sonë kundër West Ham United të dielën. Mbrëmë Carney iu nënshtrua një operacioni dhe tani do të fillojë rikuperimin e tij. 19-vjeçari do të punojë me departamentin mjekësor të klubit për rehabilitimin e tij në Cobham”.
Lojtari postoi gjithashtu një status emocional pas lëndimit të tij me një foto duke festuar golin e tij: "Nga gëzimi në dhimbje brenda pak minutash".
