Vazhdojnë incidentet në basketbollin e Kosovës, ndërprehet ndeshja mes Pejës dhe Prishtinës - NACIONALE

Vazhdojnë incidentet në basketbollin e Kosovës, ndërprehet ndeshja mes Pejës dhe Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derbi i rivalëve të vjetër ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës është ndërprerë në çerekun e katërt, dy minuta e dy sekonda pa përfunduar ndeshja.

Ishin arbitrit që vendosen ta ndërprejnë ndeshjen pas ofendimeve të rënda që bëheshin nga tifozët.

U raportua se arbitri i ka tërhequr fillimisht vëmendjen tifozëve të cilët ofendonin gjatë tërë kohës, e herën e dytë vendosi t'i largojë lojtarët e dy skuadrave nga fusha.

Kështu, arbitri kërkoi largimin e tifozëve nga palestra, siç e kërkon rregullorja e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Rezultati kur u ndërpre ndeshja ishte 71:66, derisa do të vazhdojë kur tifozët (mbi 2 mijë të pranishëm) të largohen nga palestra.

Lajme të ngjashme