Varane thotë se goditjet e topit me kokë ia kanë dëmtuar trupin - NACIONALE

Varane thotë se goditjet e topit me kokë ia kanë dëmtuar trupin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Raphael Varane beson se e ka dëmtuar trupin shkaku që vazhdimisht ka goditur topin me kokë.

Francezi gjatë një intervistë së fundmi ka shpjeguar se gjithnjë e këshillon djalin e tij shtatëvjeçar që të mos e godit topin me kokë.

“Personalisht nuk e di nëse do të jetoj 100 vite, por e di që e kam dëmtuar trupin”.

“Djali im shtatëvjeçar luan futboll dhe e këshilloj që të mos e godet topin me kokë. Për mua është esenciale. Edhe pse s’të shkakton menjëherë trauma, e dimë që në një kohë afatgjate ka efekte negative”.

Ai ndër të tjera, ka kujtuar një përballje me Nigerinë kur kishte luajtur edhe pse ishte i sëmurë.

“E përfundova lojë, por s’isha në gjendje të mirë. Stafi pyeste nëse isha në gjendje (të luaj ndaj Gjermanisë në çerekfinale). Isha më i dobët, por luajta mirë”.

“Si futbollist të luajmë në nivelin e lartë, jemi të mësuar nga dhimbja, jemi pak si ushtarë, djem të fortë, simbole të fuqisë fizike, por këto simptoma nuk janë të padukshme”.

Ndërkohë, Varane ka luajtur pak te Unitedi këtë sezon dhe pritet të largohet në verë, derisa është pensionuar nga kombëtarja e Francës.

Lajme të ngjashme