Van Gaal i pensionuar: Nëse Portugalia më thërret, do ta dëgjoj ofertën - NACIONALE

Van Gaal i pensionuar: Nëse Portugalia më thërret, do ta dëgjoj ofertën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri tani i pensionuar, Louis van Gaal, ka pranuar se do ta konsideronte një ofertë të Kombëtares së Portugalisë, nëse ata ia japin një mundësi të tillë.

Van Gaal konfirmoi se pas Kupës së Botës 2022 në Katar, ai do të pensionohej përfundimisht nga pozita e trajnerit, pas një karriere të jashtëzakonshme.

Louis van Gaal Holandë 2022

Ai udhëhoqi Holandën deri në gjysmëfinale në Botërorin 2014 dhe deri në çerekfinale në këtë turne, ku u eliminua nga Argjentina vetëm pas gjuajtjeve nga penalltia.

Përderisa të gjithë supozuan se kjo ishte puna e fundit që do të bënte 71-vjeçari, duke parë se përballet edhe me kancer, ai bëri një pranim mjaft të çuditshëm.

Louis van Gaal Holandë 2022

“Unë jam përsëri në pension. Por nëse Portugalia më thërret mua, do ta dëgjoj ofertën. Kjo është e gjitha çfarë mund të them”, tha ish-trajneri i Manchester United për 3FM.

Portugalia gjithashtu u largua nga Kupa e Botës në çerekfinale dhe ndau rrugët me trajnerin e saj, Fernando Santos, shkaku i rezultateve, duke lënë pozitën e trajnerit të kombëtares të lirë.

Dalja e Fernando Santos nga Portugalia nga Kupa e Botës

Van Gaal, ka luftuar gjatë tërë kohës me një sëmundje të gjatë, duke iu nënshtruar trajtimeve për kancerin e prostatës, ndërsa po përgatiste skuadrën për turneun më të madh në botë për futboll.

Louis van Gaal: 'Ben weer met pensioen, maar als Portugal belt dan ga ik luisteren' | Nederlands voetbal | AD.nl

71-vjeçari me shumë mundësi do ta shijojë pensionimin e tij tashmë, ndonëse telefoni i tij do të jetë gjithmonë në pritje për një telefonatë nga federata portugeze e futbollit.

Lajme të ngjashme