Van Dijk thotë se nuk kanë shanse për ta fituar Premierligën pas humbjes nga Evertoni - NACIONALE

Van Dijk thotë se nuk kanë shanse për ta fituar Premierligën pas humbjes nga Evertoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Virgil van Djik e ka pranuar se Liverpooli s’është më në garën për titull, sidomos pas humbjes zhgënjyese ndaj Evertonit.

“Reds” e bënë hapin tjetër negativ duke pësuar humbje 2:0 nga rivali lokal, ndërsa tani janë tre pikë prapa Arsenalit me vetëm katër ndeshje të mbetura deri në fund.

Megjithatë, holandezi më nuk ka shpresa që Liverpooli ta fitojë titullin kampion.

“Shumë i zhgënjyer në disa mënyra. Nëse luajmë si sonte, nuk kemi shanse ta konsiderojmë vetën në garën për titull”.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të shikohen në pasqyrë, të shikojnë performancën e tyre dhe nëse kanë dhënë vërtet gjithçka. A duan vërtet të fitojnë ligën?”.

“Ne po luftojmë, ka ndeshje pas sonte, por luajmë si ne në përgjithësi në lojë si sot… duke mos fituar sfida dhe duke i dhënë arbitrit një mundësi për të dhënë një goditje të lirë siç bëri shumë herë, atëherë nuk keni mundësi të fitojmë një titull”.

“Është një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të bëjmë shumë më mirë kundër një skuadre që [lufton] rënien. Ne patëm raste të qarta në pjesën e parë që duhej t'i kishim shënuar, por nuk ishim mjaftueshëm të mirë dhe fillon me luftën.

“Nuk mund të lejojmë që sezoni të kalojë kështu”.

Tani, Liverpoolit i duhet të këndellet me patjetër në vikend si mysafir i West Ham Unitedit.

Lajme të ngjashme