Van Dijk: Giroud kundërshtari më i vështirë, do të doja të luaja pranë De Bruyne - NACIONALE

Van Dijk: Giroud kundërshtari më i vështirë, do të doja të luaja pranë De Bruyne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka zbuluar se Olivier Giroud është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur, derisa ka treguar se Kevin de Bruyne është bashkëlojtari i ëndrrave.

Vn Dijk është përballur disa herë me Giroud, në ndeshjet e Liverpoolit kundër Arsenalit dhe Chelseas, ose edhe me Holandën kundër Francës.

"Giroud është sulmuesi prej të cilit kam vuajtur më së shumti. Gjithmonë kam menduar se e kam bllokuar, por disi gjithmonë menaxhonte të na shënonte".

"Pavarësisht ku ishte, Arsenal, Chelsea ose Francë, ai gjithmonë shënonte".

"Atë vit që fituam Premierligën në sezonin 2019/20, e mposhtëm Chelsean 5:3. Ishim duke fituar 3:0 dhe ai shënoi një gol dhe mendova "Ishim duke fituar qetë, por ai sërish ia doli të shënojë kundër meje".

Për Giroud, ai është goli i vetëm ndaj Liverpoolit që kur Van Dijk arriti në "Anfield" në vitin 2019, por sulmuesi realizoi me Francën në fitoren ndaj Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, holandezi ka treguar se De Bruyne është bashkëlojtari i ëndrrave dhe beson se Liverpool do të bënte shumë më mirë nëse do ta kishte belgun në skuadër.

"Dikush me të cilin nuk kam luajtur asnjëherë por do ta doja te Liverpool është Kevin de Bruyne".

"Ai është i pabesueshëm dhe nëse do të luante për Liverpoolin, ne do të arrinim edhe më shumë se çfarë kemi bërë. Ai është i shkëlqyeshëm, i mirë në top, bën presion të lartë, shënon shumë gola".

Në fund, Van Dijk shpjegoi se Andreë Robertson është bashkëlojtari i Liverpoolit me të cilin ka dashur të luante që kur janë takuar në Skoci.

"Andy Robertson është lojtar fantastik, shumë energji dhe pasion. Ka qenë kënaqësi të luaj me të. Është një ndër liderët e dhomës së zhveshjes, duke qenë edhe kapiten i Skocisë gjithashtu".

"Kam luajtur kundër tij te Celtic, kur ishte te Dundee United dhe i pata thënë disa personave se duhet ta transferojnë te Celticu".

"Ai pastaj shkoi te Hull City, por gjërat funksionuan dhe të luajë me të ka qenë e pabesueshme. Jam i rëndë te ai, ai tek unë, kemi lidhje të mirë që të nxjerrim më të mirën nga njëri-tjetri".

"Ai është një ndër personat me qesharak në skuadër, i bën të gjithë të qeshin, kjo është diçka që ke nevojë në skuadër".

Liverpool në xhiron e fundit mposhti Napolin, derisa në vikend do të kenë punë me Tottenhamin.

Lajme të ngjashme