Van Dijk flet për kalimin e mundshëm në Real Madrid - NACIONALE

Van Dijk flet për kalimin e mundshëm në Real Madrid

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Virgil van Dijk ka qeshur me spekulimet për kalimin te Real Madridi, por shtoi se nuk “ka asgjë për të thënë” kur u komentua rinovimi me Liverpoolin.

Holandezi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës në “Anfield”, por deri më tani ende nuk ka rinovuar me spekulimet që janë shtuar për një largim në verë.

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Real Madridit, holandezi u pyet për të ardhmen.

Çfarë pyetje direkte nga ti! Nuk më pyesin asnjëherë kaq direkt, por për momentin nuk ka asgjë që mund të them. Mund vetëm të konfirmoj se jam i fokusuar vetëm te Man City”.

Pas kësaj, “El Chiringuito” e njoftoi se Reali ka nevojë për qendërmbrojtës, ndërsa holandezi u përgjigj: “Vërtetë? Antonio Rudiger është aty, apo? Ti te Reali? Kur? Në verë? Siç të thashë më parë, jam i fokusuar vetëm te City”.

Liverpooli që është lider në Premierligë do të përballet me Man Cityn të dielën, ku me një fitore “Reds” do të shkëputeshin larg në kampionatin anglez.

Lajme të ngjashme