Van der Vaart me shaka: Kurrë s’e pashë vullnetin e Ronaldos te Real Madridi
Ish mesfushori Rafael van der Vaart ka dhënë lëvdata për punën e pandalshme të Cristiano Ronaldos, duke bërë shaka se kurrë s’e pa vullnetin e tij shkaku që vazhdimisht ishte lojtari i parë dhe i fundit në stërvitje.
Ronaldo për shumë kë është më i miri i të gjitha kohërave duke fituar 33 trofe në karrierë, ndërsa tani në moshën 39-vjeçare po vazhdon të shkëlqejë në Arabinë Saudite, te Al Nassr.
Van der Vaart ndau dhomën e zhveshjes me Ronaldon për një sezon, kurse dha vetëm lëvdata për portugezin.
“Ai kurrë s’e la shtëpinë. Gjithnjë them në shaka se Ronaldo është lojtari i vetëm që kurrë nuk e pashë me vullnet sepse ishte i pari në stërvitje dhe i fundit që u largua”.
“E shikoja trupin e tij dhe mendoja “Woww, makinë” dhe ishte pak para kohës. Fizikisht tani lojtarët janë të njëjtë”.
“Por, stërvitja e tij, fitnesi, ushqimi, gjumi... ishte më i rëndësishëm për të se një stërvitje e rëndë ose diçka e tillë, deklaroi ai.
Van der Vaart ndër të tjera shtoi se ka shumë respekt dhe simpati për Ronaldon.
“Është djalë i mirë, por është pak e mërzitshme sepse nuk mund ta jeton një jetë normale. Është shumë vështirë. Ne harrojmë për këtë gjë, njerëzit nuk e dinë sepse e shohin vetëm në fushë”.
“Ata nuk dinë se çfarë njerëzit i thonë, gjëra negative. Kam shumë respekte për të”.