Valverde nuk do t’i bashkohet Chelseat, dëshiron qëndrimin në ‘skuadrën më të mirë në botë’
Chelsea po mendon sërish të shpenzojë shumë në këtë afat kalimtar veror, por Federico Valverde ka mohuar zërat për një kalim të mundshëm në Londër, duke thënë se dëshiron qëndrimin në skuadrën më të mirë në botë, pra Real Madrid.
Shpenzimet e Chelseat duket se do të rifillojnë këtë verë pasi Todd Boehly vazhdon të përpiqet të krijojë një ekip të aftë për të sfiduar Manchester Cityn. Të dy, Moises Caicedo dhe Nicolas Jackson duket se do të bëjnë lëvizje të mëdha te të kaltrit, por ka një lojtar që nuk do të bëjë ndryshim në skuadër.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Mesfushori i Real Madridit, Valverde ka mohuar se ai mund të bashkohet me klubin londinez, duke këmbëngulur se dëshiron të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
I pyetur nëse do t'i bashkohet Chelseat këtë verë, ai u tha gazetarëve: "Jo, jo, unë jam në Real Madrid. Mundohem të shijoj dhe vlerësoj çdo moment. Dua të lë gjurmë në këtë ekip, që është më i miri në botë, dhe gjithashtu vazhdoj të fitojë tituj për tifozët."

Që nga hyrja në ekipin e parë në vitin 2019, Valverde, pak a shumë, ka çimentuar një vend startues në mesfushë. Ai ka bërë më shumë se 30 paraqitje në ligë në tre nga katër sezonet e fundit dhe ka kontribuar me shtatë gola sezonin e kaluar.
Ndërsa sezoni i Real Madridit përfundoi jo në mënyrën më të mirë, duke humbur ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe duke përfunduar i dyti në La Liga, sezoni i mesfushorit nuk ka përfunduar ende pasi Uruguai përballet me Kubën më 21 qershor.
