Valverde: Duhet të më vrasin për të më larguar nga Real Madridi - NACIONALE

Valverde: Duhet të më vrasin për të më larguar nga Real Madridi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Fede Valverde ka bërë të ditur se për t'u larguar nga Real Madridi duhet "ta vrasin".

Uruguaiani është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të Carlo Ancelottit, duke qenë një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Sidoqoftë, 24-vjeçari kërkohet nga disa top klube angleze që ka ndikuar të ketë spekulime mbi të ardhmen e tij.

Në dokumentarin e "Apple TV" i pyetur mbi të ardhmen, Valverde tha: "Për të më larguar nga Real Madridi, ata duhet të më vrasin mua".

Kjo është vetëm një deklaratë e programit që do të publikohet së shpejti, ku do të ketë pamje në zhveshtore të Carlo Ancelottit dhe lojtarëve gjatë suksesit të madh që arritën, si titulli i La Ligas dhe Ligës së Kampionëve në Paris.

Përndryshe, Real Madrid në Ligën e Kampionëve po shkëlqen edhe këtë edicion duke qenë një ndër favoritët kryesorë sidomos pas fitores 5:2 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë në raundin e 16-të.

Ndeshja kthyese zhvillohet në "Santiago Bernabeu" të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme