Valon Berisha: Challandes kishte plan dhe autoritet, Giresse s’komunikonte me neve - NACIONALE

Valon Berisha: Challandes kishte plan dhe autoritet, Giresse s’komunikonte me neve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Berisha e ka pranuar se Alain Giresse nuk ishte komunikues me lojtarët e Kosovës dhe kishte mungesë autoritet e plani gjatë afro një viti qëndrimi në krye të ekipit kombëtar dardan.

Giresse, 70 vjeç, u shkarkua nga posti i trajnerit të Kosovës në fillim të javës së kaluar, një ditë pas disfatës turpëruese të Kosovës kundër Bjellorusisë në Budapest në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

Trajneri francez nuk e fitoi asnjërën prej katër ndeshjeve të para në Grupin I kualifikues, duke e lënë Kosovën pothuajse pa shpresa për kualifikim.

I pyetur se cili ishte dallimi mes paraardhësit të tij Bernard Challandes dhe Giressit, mesfushori i Stade de Reims tha: “Për mua ai ka qenë një njeri me plan, ai e ka pasur një plan, e ka pasur strategjinë e vet dhe ka punuar shumë me lojtarë. Normal që i ndihmon trajnerit dhe neve si lojtarë kur trajneri komunikon shumë. Ky (Giresse) nuk ka mundur të komunikojë me neve shumë se ka folur vetëm frëngjisht.”

Challandes ishte buzë shkrimit të historisë me Kosovën, pasi e fitoi grupin në Ligën D të Ligës së Kombeve dhe ia siguroi asaj një vend në play-off për Euro 2020 kundër Maqedonisë së Veriut.

Por Kosova u mposht në atë ndeshje në të cilën trajneri zviceran kishte mungesa të mëdha, për shkak se disa lojtarë kyçë nuk ishin udhëtuar fare duke u arsyetuar në kufizimet e Covid-19.

“Zoti e çoi Covidin se unë besoj se ne do të kishim shkuar (në Euro 2020), krejt lojtarët kemi qenë në super ekipe, fizikisht kemi qenë mirë. Bash ajo loja kyçe kundër Maqedonisë së Veriut... po t’i kishim të gjithë lojtarët, ne do ta kishim fituar atë ndeshje”, këmbënguli Berisha, i cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar në Mebourne City në Australi.

Ish-mesfushori i Lazios beson se Kosova është dashur të mendonte para se ta emëronte Giressin në shkurt 2022, duke cituar mungesë komunikimi nga ai për shkak se ishte vetëm frëngjishtfolës.

Ai shtoi: “Tash duhet ta themi edhe këtë realitet, këtë gjë është dashur ta mendonin më herët. Challandes ka qenë ndryshe, i ka folur 3-4 gjuhë, shumica e lojtarëve luajnë në Gjermani apo Zvicër dhe janë rritur jashtë dhe e flasin gjermanishten dhe e gjithë kjo ta ndezë njëfarë atmosfere. Ai kur ka ardhur ka pasur njëfarë autoriteti se ka qenë trajner me suksese të arritura me Zurich etj”.

Pra dallimi është se ai ka qenë më autoritativ dhe ka pasur plan dhe e ndiente Kosovën siç e ndienim ne lojtarët. Ai ka qenë më i lidhur me lojtarët, ka pritur nga ata por edhe ka dhënë për ta.”

Kosova i ka humbur pothuajse plotësisht shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2024, pas një disfate tronditëse kundër Bjellorusisë e cila i kushtoi me shkarkim trajnerit Alain Giresse.

Kosova barazoi në tri ndeshjet e para, me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë, para se të humbte kundër Bjellorusisë, ekipit kombëtar që nuk kishte fituar për më shumë se një vit.

Dardanët kanë rënë në vendin e parafundit në Grupin I kualifikues, me vetëm tri pikë, duke ngelur shtatë pikë larg lideres Zvicra, pesë pikë larg Rumanisë dhe katër pikë larg.

Ky ishte një grup që e kishte gëzuar Kosovën për mundësitë për t’u kualifikuar me Ademin madje që nisi fushatën “Me Kosovën në Evropian”.

Lajme të ngjashme