Rekordi i tmerrshëm i Alain Giresse me Kosovën - NACIONALE

Rekordi i tmerrshëm i Alain Giresse me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alain Giresse largohet nga ekipi kombëtar i Kosovës pas vetëm 14 ndeshjeve dhe me një rekord të padëshirueshëm.

Giresse, 70 vjeç, u shkarkua të martën pas një takimi me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, një ditë pas disfatës turpëruese të Kosovës kundër Bjellorusisë në Budapest.

Ai ishte emëruar në krye të verdhekaltërve në shkurt të vitit 2022 në një marrëveshje me kohëzgjatje deri në nëntor të vitit 2023, dhe largohet me një mesatare prej 1.29 pikëve për ndeshje.

Ai u soll me shumë bujë si njeriu i duhur për ta çuar Kosovën në Kampionatin Evropian 2024, që do të ishte hera e parë që vendi kualifikohet në një turne të madh.

FFK-ja madje ishte shumë e bindur në kualifikim saqë e shprehu ngazëllimin kur Kosova e mësoi grupin e vet kualifikues dhe kreu i saj e nisi një fushatë “Me Kosovën në Evropian”.

Megjithatë, katër ndeshja brenda fushatës dhe Kosovës është praktikisht jashtë saj.

Cili është rekordi i tij me Kosovën?

Giresse ka dështuar të fitojë në secilën prej katër ndeshjeve të para në Grupin I kualifikues, duke barazuar në tri prej tyre.

Ai erdhi si një trajner me përvojë nga futbolli afrikan dhe kaloi shumë pak kohë në Kosovë, vetëm gjatë grumbullit pakditorë të ekipit kombëtar.

Përzgjedhja e lojtarëve dhe taktikave nga trajneri francez ka lënë shumë njerëz gojëhapur dhe këtë e kanë dëshmuar edhe rezultatet e tij.

Kosova barazoi në tri ndeshjet e para, me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë, para se të humbte kundër Bjellorusisë, ekipit kombëtar që nuk kishte fituar për më shumë se një vit.

Dardanët kanë rënë në vendin e parafundit në Grupin I kualifikues, me vetëm tri pikë, duke ngelur shtatë pikë larg lideres Zvicra, pesë pikë larg Rumanisë dhe katër pikë larg.

Në përgjithësi, Giresse e ka drejtuar Kosovën në 14 ndeshje, duke i fituar 4, barazuar në 6 dhe humbur 4 prej tyre. Nëse e përkthen këtë në pikë, atëherë ai ka fituar 18 pikë, apo 1.29 pikë për ndeshje.

Me të Kosova i ka shënuar 23 gola dhe i ka pranuar 16.

Në ndeshje zyrtare, Kosova i shënoi vetëm tri fitore dhe i pësoi katër humbje në Ligën e Kombeve dhe në kualifikime për Euro 2024 nën drejtimin e Giresse.

Lajme të ngjashme