“Urime Leverkusenit”, Tuchel e pranon humbjen në garën për titull
Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel e ka uruar Bayer Leverkusenin për fitimin e titullit në Gjermani, duke deklaruar se gara ka përfunduar.
Bayern Munich pësoi humbje në shtëpi të shtunën nga rivali Borussia Dortmund, që nënkupton se tani janë plot 13 pikë larg Leverkusenit.
Tuchel, i cili do të largohet nga Bayerni në fundin e sezonit ka mbetur i zhgënjyer me paraqitjen, por e pranoi humbjen e titullit.
“Në përgjithësi, nuk ishte paraqitje e nivelit më të lartë nga ne. Ishte lojë mesatare dhe ne u adaptuam. Është vështirë për t’u shpjeguar”.
“Para disa jave menduam se nuk do të vinim në këtë pikë, ku do të falnim këso loje”.
“Kishim diçka komplet ndryshe në mendje, por s’arritëm ta menaxhonim”.
I pyetur nëse gara për titull ka përfunduar: “Po, padyshim. Urime Leverkusenit”.
Bayern Munich tani i mbetet për të garuar në Ligën e Kampionëve, ku kanë mbërritur në çerekfinale dhe do të luajnë ndaj Arsenalit.
Sidoqoftë, as aty s’e kanë lehtë pasi edhe nëse kalojnë klubin londinez, në gjysmëfinale përballen me fituesin e derbit Real – Man City.