UEFA ia shqipton dënimet Llapit, e gjobit me 58 mijë euro
UEFA i ka shqiptuar dënimet kundër Llapit për sfidën kthyese ndaj Buducnost në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës, duke e gjobitur me plot 58 mijë euro.
Skuadra nga Mali i Zi triumfoi me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë, por në fund të ndeshjes bënë disa veprime jo të mira duke gjuajtur gjësende drejt bankinës së skuadrës kosovare.
Kështu, Llapi u organizua mjaftë mirë duke ftuar plot 21 tifo grupe në "Fadil Vokrri" për ndeshjen kthyese, por që nuk ishte e mjaftueshme me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2:2, apo 2:4 i përgjithshmi për malazezët.
Por, situata në "Fadil Vokrri" eskaloi me tifozët që gjuanin mjete piroteknike në fushë, prandaj edhe është dënuar skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina nga UEFA.
Si i vlerësoi UEFA dënimet kundër Llapit?
Përmes komunikatës së fundit, UEFA shkroi për të gjitha dënimet që iu dhanë Llapit, ku mori gjoba shumë të larta.
Vendimet:
- Të gjobisë KF Llapi 1932 me 50,000 € dhe të urdhërojë KF Llapi 1932 që të luajë dy (2) ndeshjet e ardhshme të garës së UEFA-s si klub pritës me dyer të mbyllura, e dyta prej të cilave i nënshtrohet një periudhe prove prej dy (2) vitesh nga datën e këtij vendimi, për shkeljet e Rregullores Disiplinore të UEFA-s, pra sjelljet raciste të mbështetësve të saj, pushtimin e fushës së lojës, hedhjen e objekteve, ndezjen e fishekzjarrëve dhe mesazhet provokuese (d.m.th. banderola të paligjshme).
- Të urdhërojë KF Llapi 1932 që në ndeshjen e radhës të kompeticionit të UEFA-s që luan si klub pritës të zbatojë direktivën e mëposhtme: të vendosë një pankartë me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s në të.
- Të gjobitet KF Llapi 1932 me 8000 € për bllokim të rrugëve publike”, shkroi UEFA në komunikatë.

Ndërkohë, Llapi tani është duke u përgatitur për ndeshjet në Superligën e Kosovës, ku synojnë titullin kampion.