UEFA ia lejon Barcelonës pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

UEFA ia lejon Barcelonës pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona nuk do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, se paku jo në edicionin e ardhshëm.

UEFA zyrtarisht nuk e ka komunikuar vendimin që Barcelona do të jetë pjesëmarrëse por dy inspektorë të dizajnuar për hetime nuk kanë gjetur asnjë arsye për të sanksionuar katalunasit për çështjen “Negreira”, raporton “El Pais”.

Ky vendim do të jetë liri e madhe për Barcelonën, që u kualifikuan në Ligën e Kampionëve pasi fituan La Liga-n edicionin që lamë pas.

UEFA po e shqyrtonte përjashtimin e Barcelonës pasi akuzohen se kanë blerë gjyqtarët në La Liga, me presidentin Aleksander Ceferin që muaj më parë deklaroi se kjo çështje është “më seriozja që ka parë në futboll”.

Barcelona dyshohet që ka paguar 7.3 milionë euro që nga viti 2003 te ish nënpresidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në futbollin spanjoll duke kërkuar që vendimet të jenë “pro” blaugranasve.

Një gjë të tillë kuptohet kampioni i Spanjës e ka mohuar, derisa hetimet janë duke u vazhduar nga CAS-i.

Kësisoj, Barcelona do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm duke qenë në vazon e parë meqenëse u shpall kampion në ligën spanjolle.

Ndërkohë, shorti për fazën grupore të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet më 31 gusht 2023.

Barcelona tani do ta synojë ta kalojë fazën grupore, gjë që s’e kanë arritur këto dy vitet e fundit duke qenë pjesëmarrës në Ligën e Evropës, kompeticion të cilin kanë dështuar ta fitojnë gjithashtu.

Lajme të ngjashme