UEFA hap procedurë pasi tifozët kosovarë fishkëllyen himnin e Izraelit - NACIONALE

UEFA hap procedurë pasi tifozët kosovarë fishkëllyen himnin e Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit UEFA ka hapur procedurë pasi tifozët kanë fishkëllyer himnin në ndeshjen Kosovë – Izrael.

Gjatë himnit të Izraelit, u publikuan disa video ku tifozët e Kosovës u panë duke bërtitur dhe fishkëllyer.

Lidhur me këtë situatë, UEFA për “CNN” ka konfirmuar që procedurat disiplinore tani më kanë nisur.

Janë hapur procedurat për ‘trazira’ gjatë himneve kombëtare”.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë të zhvillohej në muajin tetor, por pastaj u shtye për nëntor shkaku i luftës.

“Dardanët” të dielën e kaluar arkëtuan pikët e plota duke triumfuar me rezultat minimal 1:0.

Kosova tani zë pozitën e katërt në grupin I me 10 pikë, një prapa Izraelit derisa në xhiron e radhës do të përballet me Zvicrën.

Lajme të ngjashme