UEFA e konfirmon se ku do të mbahen EURO 2028 dhe 2032
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, e ka konfirmuar se EURO 2028 do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, ndërsa EURO 2032 në Itali dhe Turqi.
UEFA konfirmoi të martën se Euro 2028 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës. Londra, Manchester, Newcastle, Birmingham, Belfast, Cardiff, Glasgow dhe Liverpool janë shpallur të gjitha si vende të propozuara për ndeshjet. Organi drejtues i Evropës njoftoi gjithashtu se turneu i ardhshëm në vitin 2032 do të organizohet bashkërisht nga Italia dhe Turqia.
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda ishin favoritët për të fituar të drejtat e organizimit pasi përpjekjet e tyre për Kupën e Botës 2030 dështuan dhe iu dha Spanjës, Portugalisë dhe Marokut nga FIFA. Besohet se stadiumi Principality i Cardiff do të organizojë hapjen e vitit 2028, ndërsa finalja do të luhet në Wembley të Londrës.
🇬🇧➕🇮🇪 CONFIRMED: #EURO2028 will take place in the UK and Republic of Ireland!
— UEFA (@UEFA) October 10, 2023
Proposed venues include Belfast, Birmingham, Cardiff, Dublin, Glasgow, Liverpool, London (x2) Manchester and Newcastle.
Congratulations to our confirmed hosts! pic.twitter.com/elnLbjWgam
Hampden Park i Glasgow, Aviva Stadium i Dublinit, Casement Park i Belfast dhe Bramley-Moore Dock i Evertonit janë përfshirë së bashku me stadiumin Tottenham Hotspur, Etihad Stadium, St. James Park dhe Villa Park.
Turqia kishte bërë ofertë për të pritur Euro 2028 dhe 2032, por u tërhoq nga e para pasi oferta e tyre e vitit 2032 u ratifikua nga UEFA. Është hartuar një listë e mundshme prej 20 stadiumesh dhe një 10-she përfundimtar do të zgjidhet përpara tetorit 2026, me nga pesë stadiume nga Italia dhe Turqia.
🇮🇹➕🇹🇷 Congratulations to Italy and Türkiye, co-hosts of #EURO2032!
— UEFA (@UEFA) October 10, 2023
The joint bidders presented 20 potential host stadiums, of which 10 will be chosen, five per country, by October 2026. pic.twitter.com/HYonnztmHc
Edhe pse Turqia priti finalen e UEFA Ligës së Kampionëve në vitin 2023, ajo kurrë nuk ka qenë shtëpia e një turneu të madh ndërkombëtar. Ndërkohë, Italia ka pritur Kampionatin Evropian në vitet 1968 dhe 1980 dhe Stadio Olimpico u zgjodh gjithashtu si vend për Euro 2020.