UEFA: Ceferin rizgjidhet president, Armand Duka anëtar i Komitetit Ekzekutiv - NACIONALE

UEFA: Ceferin rizgjidhet president, Armand Duka anëtar i Komitetit Ekzekutiv

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksander Ceferin është rizgjedhur president i UEFA-s i pasfiduar për mandatin e tretë radhazi. Ndërkohë, shefi i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është rizgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për mandatin e dytë.

Ceferin, avokat slloven, u zgjodh për herë të parë në krye të shtëpisë së futbollit evropian në vitin 2016, pas rënies së francezit Michel Platini, dhe tani do të mbetet në krye të UEFA-s deri më 2027.

Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra për përkrahjen e madhe. Kjo do të thotë vërtet shumë për mua”, tha Ceferin para delegatëve në Kongresin e UEFA-s në Lisbonë të Portugalisë të mërkurën.

Rizgjedhja e Ceferinit erdhi vetëm pak javë pasi edhe Gianni Infantino u rizgjodh i pasfiduar në krye të FIFA-s, shtëpisë së futbollit botëror.

Duka është një nga nëntë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Kreu i futbollit shqiptar mori 45 vota, si anëtari më i votuar.

Ai u zgjodh për herë të parë para katër viteve.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përbëhet nga 16 anëtarë në përgjithësi.

Sot u zgjodhën nëntë, njëra është femër (kusht) Laura McAllister nga Uellsi, ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) është fituesi për mandatin 2-vjeçar.

Lajme të ngjashme