U shfaq me fanellën e Griezmann, ylli i Golden State Warriors tregon arsyen
Ylli i Golden State Warriros, Draymond Green thotë se e ka mik sulmuesin Antoine Griezmann prandaj edhe u shfaq me fanellën e tij para ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së playoff në konferencën perëndimore ndaj Los Angeles Lakers.
33 vjeçarti që luan në pozitën e sulmuesit dhe është katër herë kampion në NBA, mbërriti në përballjen kundër Lakers i veshur me fanellë e futbollistit francez.
Green foli për TalkBasket pas ndeshjes dhe tregoi se pse zgjodhi që të veshë fanellën e Griezmann: “Griez është shumë i mirë. Ai ka qenë në nivel të lartë për kohë të gjatë. Kam pasur mundësinë që ta takoj disa herë dhe është i jashtëzakonshëm. Pres me padurim ndeshjet e tij këtu gjatë verës, do të jetë argëtuese. Kam qenë i pranishëm në disa ndeshje më parë”.
Atletico do të zhvillojë ndeshje parasezonale në San Francisko këtë verë, me Green i cili tregoi më shumë rreth ndeshjeve që ka qenë i pranishëm: “Kam qenë në një ndeshje në LA, në El Clasico kur ishte në Miami, në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve ICC. Do të jem një kapiten nderi në atë ndeshje, do të jem i emocionuar. Mora fanellën dhe doja ta veshja dhe kjo na japi fat të mirë”, deklaroi ai.
Frymëzimi i marrë nga fituesi i Kupës së Botës rezultoi të jetë i duhuri me Warriors që triumfuan me rezultat 127:100 për të barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1.
Griezmann ka qenë i pranishëm në shumë ndeshje të NBA në të kaluarën, por dy yjet e Barcelonës Pedri dhe Eric Garcia ishin në palestrën “Chase Center” të enjten mbrëma në përballjen e Warriors me Lakers./Orselina Lazraj/