U ftua nga Southgate, por Mason Mount do t'i humbë ndeshjet e Anglisë
Trajneri i Chelseas, Graham Potter ka konfirmuar se mesfushori Mason Mount nuk do të jetë në gjendje t'i ndihmojë kombëtares së Anglisë pavarësisht që u ftua ditën e enjte.
Përzgjedhësi Gareth Southgate u kritikua pas listës që publikoi duke ftuar disa lojtarë të rinj dhe disa që nuk janë në formë të shkëlqyeshme.
Një ndër ta ishte Mounte, që ka shënuar vetëm tre gola dhe dhuruar dy asistime në 23 paraqitje, por ka munguar shkaku i lëndimeve në ndeshjet e fundit.
I pyetur për gjendjen e Mount para ndeshjes së nesërme, Potter konfirmoi se anglezi do të mungojë shkaku i lëndimit.
"Sterling është duke punuar që të kthehet nga lëndimi. Nuk është serioze, por do t'i humbë ndeshjet në vikend dhe ato ndërkombëtare. Njësoi si Mason Mount".
"Mason ka vuajtur nga lëndimi i fundit. Nuk ishte 100 për qind në ndeshjen e fundit, prandaj nuk do të jetë aty. Kështu do ta humbë kampin me Anglinë".
Lajmi i mirë për Chelsean padyshim është rikthimi i mesfushorit N'Golo Kante për herë të parë që kur Potter mori drejtimin.
Chelsea është nikoqir i Evertonit dhe synon t'i vazhdojë rezultatet pozitive në mënyrë që t'i afrohet zonës që të dërgon në Evropë.