“U bëra trajner shkaku i Guardiolas”, De Zerbi me lëvdata të mëdha pë teknikun spanjoll
Roberto de Zerbi ka lavdëruar Pep Guardiolan duke thënë se është bërë trajner shkaku i teknikut spanjoll, pas barazimit 1:1 të Brightonit ndaj Manchester Cityt.
“Qytetarët” u shpallen kampion i Premierligës të dielën pas fitores ndaj Chelseas, mirëpo të mërkurën mbrëma u ndalen në një barazim 1:1 nga Brightoni, skuadër kjo që siguroi me atë pikë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.
“U bëra trajner falë Guardiolas sepse e doja Barcelonën e tij”.
“E studiova shumë, nuk e kopjova por e ndoqa kur nisa të bëhesha trajner, para se të pensionohesha si lojtar. Pep vazhdon të jetë numri një”.
Tekniku italian pastaj lavdëroi lojtarët që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, duke thënë se ishte plotësisht e merituar.
“Ishte shumë vështirë, por e dija se të luash ndaj Man Cityt gjithnjë është vështirë. Ne luajtëm shumë mirë, merituam atë pikë dhe të luajmë në Evropë”.
“Kurajo. Të mbrohemi lojtar me lojtar, të luajnë topin në çdo situatë. Ne nuk e humbëm stilin tonë”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, sa i përket Man Cityt vazhdojnë të jenë në garë për tripletën pasi do të përballen me Man Unitedin në finalen e FA Cupit si dhe Interin në Ligën e Kampionëve në muajin qershor.