Tyson Fury akuzon gjyqtarët se ia dhanë fitoren Usyk sepse Ukraina është në “luftë” - NACIONALE

Tyson Fury akuzon gjyqtarët se ia dhanë fitoren Usyk sepse Ukraina është në “luftë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri britanik Tyson Fury ka akuzuar gjyqtarët se e kanë ndihmuar Oleksandr Usyk shkaku që shteti i Ukrainës ndodhet në “luftë”.

Usyk mposhti Furyn në Riyadh të Arabisë Saudite me vendime të gjyqtarëve, ku dy prej tyre (115:112, 114:113) ishin në favor të ukrainasit, ndërsa vetëm njëri e mbështeti britanikun (113:114).

Në raundin e nëntë, Fury ishte ndoshta më fat që nuk ra në tokë shkaku i disa goditjeve të njëpasnjëshme të Usyk. Megjithatë, ai beson se e humbi ndeshjen vetëm shkaku i Ukrainës.

“Shteti i tij është në luftë, prandaj njerëzit po e mbështesin shtetin e tij në luftë. Besoj se e kam fituar betejën, mendoj se ka fituar disa raunde por që i kam fituar shumicën”.

“Ai bëri një betejë të madhe. Shteti i tij është në luftë prandaj po mbështetet nga njerëzit”.

“Nuk ka gabime, e kam fituar përballjen në mendimin tim. Kemi një klauzolë rimeçi. Kam një humbje me vendim të gjyqtarëve ndaj një njeriu të mirë të vogël. Përballemi sërish në tetor. Të lumtë Oleksandr”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

Usyk tani është kampioni i parë i padiskutueshëm i botës për peshat e rënda, që nga koha e Lennox Lewis.

Lajme të ngjashme