Turqia U21 e mposht lehtësisht Kosovën U21 - NACIONALE

Turqia U21 e mposht lehtësisht Kosovën U21

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova U21 nuk ka arritur të fitojë as në miqësoren e dytë. Kësaj radhe u mposhtën nga Turqia U21 lehtësisht me rezultat 4:2.

Kështu eksperienca e Afrim Toverlanit në krye të U21 nuk ka filluar në mënyrën më të mirë, pasi barazuan para pak ditësh me Moldavinë pa gola.

Ndeshja që u zhvillua në Turqi filloi furishëm për kombëtaren turke, e cila shënoi dy gola të shpejtë.

Zhvillohej minuta e 3-të kur Bertug Yildirim shënoi për 1:0 dhe pesë minuta më vonë po i njëjti dyfishoi.

Deri në fund të pjesës së parë u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga një për secilën kombëtare.

Ishte Lindon Emërllahu që ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 34-të, ndërsa Kenan Yildiz tre minuta para përfundimit të pjesës së parë shënoi për 3:1.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Kosovën, që shënuan sërish për ngushtimin e rezultatit me anë të penalltisë së konkretizuar nga Emërllahu në minutën e 54-të.

Por goli i minutës së 69-të i Ravil Tagir për rezultatin 4:2 ishte epilogu final i takimit.

Kjo ndeshje për Dardanët ishte prova e fundit para fillimit të ciklit kualifikues për Euro 2025, ku në ndeshjen e parë do të përballen me Estonin.

Lajme të ngjashme