Tuchel thotë se Kane është sulmuesi perfekt për Bayern Munichun
Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel insiston se sulmuesi Harry Kane do të jetë një tregim suksesi te kampioni i Gjermanisë.
Kapiteni i Anglisë ka shënuar tre gola dhe dhuruar një asistim në katër paraqitjet e parë që kur kaloi te “Bavarezzët” nga Tottenham për 100 milionë euro.
Tuchel është i sigurt që Kane do të shkëlqejë te gjiganti gjerman, duke thënë se është sulmuesi i duhur.
“Kemi saktësisht lojtarin që duan, me personalitetin dhe mënyrën e lojës. Do të provojmë ta përfshijmë në lojën tonë dhe kjo padyshim do të jetë një tregim suksesi”.
“Kemi sulmuesin më perfekt dhe jemi më shumë se të lumtur me të”.
Ndër të tjera, Tuchel komentoi shkurtimisht edhe suksesin e Xabi Alonsos këtë edicion.
“Ai është trajner shumë i mirë dhe këtë e ka dëshmuar deri më tani. Kam mësuar futboll duke e parë duke luajtur. Ishte një figurë shumë e rëndësishme te kombëtarja, Bayern, Real dhe Liverpool”.
“Ai e njeh lojën dhe di si ta drejtojë skuadrën në fitoret e mëdha, që nuk është befasuese sepse është trajner i shkëlqyer”
Ndërkohë, Bayern Munich mund të jetë pa Joshua Kimmich dhe Eric Choupo-Moting derisa Jamal Musiala pritet të rikthehet.