Tuchel: E kam njoftuar Manen që e ka të vështirë të jetë titullar - NACIONALE

Tuchel: E kam njoftuar Manen që e ka të vështirë të jetë titullar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel e ka pranuar se me gjendjen momentale sulmuesi Sadio Mane nuk do të jetë titullar.

Senegalezi iu bashkua “Bavarezzëve” verën e kaluar, por ka pasur vështirësi të njëpasnjëshme, duke nisur nga lëndimet e deri te përleshja me bashkëlojtarët.

Mane ka dëshirë për të vazhduar te Bayerni, mirëpo klubi preferon ta shesë duke marrë parasysh se skuadrat arabe e duan dhe mund të përfitojnë ndonjë vlerë të lartë.

Tani edhe trajneri Tuchel ia ka konfirmuar lajmin se Mane do ta ketë të vështirë të qëndrojë titullar.

Sadio ka pasur një sezon të pakënaqshëm dhe nuk i ka përmbushur pritjet. Konkurrenca është jashtëzakonisht e lartë për të në pozicionin ku unë e shoh më të fortë. Kingsley Coman është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe Serge Gnabry është përmirësuar jashtëzakonisht shumë në ritmin e fundit të sezonit dhe shënoi disa gola të rëndësishëm”.

Edhe ne e respektojmë këtë (kontratën) dhe është e vetëkuptueshme që ai vjen në kampin stërvitor këtu”.

Është dita e parë e stërvitjeve dhe gjëra të çmendura ndodhin në futboll. Nuk është situatë e lehtë për Manen. Koha do të na bëjë më të mençur”, nënvizoi ai.

Kontrata momentale e Manes skadon më 2025, mirëpo kërkohet me ngulm nga Al Nassr dhe Al Ahly.

Lajme të ngjashme