Treshja e Arsenalit nuk ftohet nga Brazili për ndeshjet miqësore para Kupës së Botës
Tre lojtarët brazilian të Arsenalit, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli dhe Gabriel Magalhaes janë lënë jashtë listës së Brazilit nga Tite për ndeshjet miqësore në pjesën e fundit të muajit shtator, ku luajnë kundër Tunizisë dhe Ganës.
Tre lojtarët kanë qenë një pjesë kyçe e fillimit mbresëlënës të sezonit të Arsenalit, i cili i ka fuqizuar ata në krye të Ligës Premier pas gjashtë ndeshjeve.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/24008219/1406739412.jpg)
Por ata nuk do të luajnë në asnjë prej dy ndeshjeve të Brazilit para Kupës së Botës që mbahet në Katar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.
Tite në listë ka përfshirë sulmuesin e Flamengos, Pedron, i cili është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Copa Libertadores me 12 gola, si një opsion të ri për sulmues për Brazilin në vend të Jesusit që ka shënuar tre gola në Premierligë.
Brazili do të eksperimentojë gjithashtu me dy mbrojtës të rinj të thirrur për herë të parë, Gleison Bremer të Juventusit dhe Roger Ibanez të Romës, duke mos lënë vend për Gabriel Magalhaes, ky i fundit po kalon një formë fantastike me topçinjtë.
Mungesat e tjera më të dukshme në skuadër për miqësoret e fundit të Brazilit përpara se të shpallet skuadra finale e Kupës së Botës ishin mbrojtësi Dani Alves dhe mesfushori Philippe Coutinho ndërsa Martinelli, i cili ka tre gola këtë sezon, po qëndron gjithashtu në shtëpi.
Alisson, Fabinho dhe Roberto Firmino të Liverpoolit janë përzgjedhur të gjithë si dhe dyshja e mesfushës së Manchester United, Casemiro dhe Fred. Ka gjithashtu vende për nënshkrimin e Manchester Unitedit për 100 milionë euro, Antony dhe blerjen rekord të West Ham United, Lucas Paqueta.
Në listë Përfshihen gjithashtu qendërmbrojtësi i Chelseas, Thiago Silva, mesfushori i Newcastle United, Bruno Guimares dhe Richarlison i Tottenhamit.
Pasi që nuk ka ndonjë arsyetim nga asnjëra palë pse nuk ka ndodhur grumbullimi i tre lojtarëve të Arsenalit që po kalojnë nëpër një formë të mirë, hamendësohet se kjo ka ndodhur ose për shkak të kërkesës së klubit për të qëndruar në skuadër dhe të shëndetshëm ose ka qenë vetë kërkesë e Tites për t’i ruajtur për Kupën e Botës.
Gazetari i CNN Portugal, Bruno Andrade, ka shpjeguar se pse lojtarët e Arsenalit nuk gjenden në listë.
“Magalhaes do të jetë mbrojtësi i katërt në Kupën e Botës – Bremer dhe Ibanez janë thirrur për të luftuar për një pozitë të pestë eventualisht; e njëjta vlen edhe për Jesus – ai është lënë jashtë për të parë se cili nga Antony dhe Firmino do të bëjë vend në skuadër.”
Impressões: Gabriel Magalhães vai ser o quarto zagueiro na Copa - Bremer e Ibañez foram chamados agora para eventualmente disputarem uma quinta vaga na defesa; o mesmo serve especialmente para Gabriel Jesus - só ficou fora agora para Tite "reavaliar" Antony e Roberto Firmino
— Bruno Andrade (@brunoandrd) September 9, 2022
Për Martinellin ende nuk dihet saktësisht, pasi në pozitën e tij Brazili ka mjaftë lojtarë me potencial.
Brazili është në Grupin G në Kupën e Botës që fillon në nëntor në Katar së bashku me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin.