Trepça fantastike, e mposht kampionin e Qipros në kualifikimet për Ligën e Kampionëve
Trepça ka marrë një fitore të madhe ndaj kampionit të Qipros, Keravnos për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra kosovare që i fitoi të gjitha trofetë në Kosovë, shënoi një fitore të vështirë me rezultat 82:79 (23:14, 21:30, 19:12, 19:23).
Trepça e nisi për mrekulli duke e mbyllur çerekun e parë me plot nëntë pikë dallim (23:14), sidoqoftë Keravnos u këndell në çerekun e dytë duke e barazuar rezultatin (21:30). Pra pjesa e parë përfundoi me rezultat 44:44.
Në çerekun e tretë, Trepça prapë ishte më e mirë duke fituar me rezultat 19:12, sidoqoftë qipriotët u këndellen prapë në çerekun e fundit për ta ngushtuar epërsinë në 79:79.
Në sekondat e fundit, mitrovicasit morën një tre pikësh për t’iu gëzuar fitores dhe njëkohësisht kualifikimit.
Më i miri te Trepça ishte Tmusic me 20 pikë të shënuara, gjashtë topa të kthyer e një asistim dhe Cambridge me 22 pikë, një top të kthyer e një asistim, kurse te Keravnos Tilemachos Vissariou me 16 pikë.