Trepça eliminon Sigal Prishtinën dhe kualifikohet në finale - NACIONALE

Trepça eliminon Sigal Prishtinën dhe kualifikohet në finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi basketbollistik Trepça është kualifikuar në finalen e madhe duke eliminuar Sigal Prishtinën në gjysmëfinale.

Edhe pse ishte një atmosferë e mrekullueshme ku e palestra ishte veshur bardhë e katër, Trepça arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 74:77. (4:17, 27:22, 19:28, 24:20), për të siguruar biletën për në finale.

Skuadra mitrovicase e nisi shumë më mirë ndeshjen duke e mbyllur çerekun e parë me 13 pikë dallim (4:17), por që vendasit arritën të këndellen qysh në çerekun e dytë duke e ngushtuar epërsinë (27:22), apo pjesa e parë përfundoi me rezultat 31:39.

Çereku i tretë padyshim ishte më i barabarti me Prishtinën që arriti ta mbyllë me një pikë epërsi 19:18.

Si shpesh herë çereku vendimtar rezultoi të jetë i fundit me Prishtinën që e fitoi me 24:20, por që mysafirët siguruan kalimin tutje duke pasur tre pikë më shumë 74:77.

Më i dalluari te Trepça ishte Daniels me 24 pikë, ndjekur gna Artis me 16 sosh.

Ndërsa, te Prishtina u dallua Thomas me 19 pikë, derisa Dardan Berisha shënoi plot 15 pikë.

Kështu, pas pesë ndeshjeve gjysmëfinale Trepça siguron finalen e madhe ku i pret Peja, të cilët këtë javë eliminuan kampionin në fuqi, Golden Eagle Yllin.

Lajme të ngjashme